Një çift në fshatin Dumosh të Podujevës është tmerruar mbrëmë në mesnatë, kur hajnat hynë në shtëpinë e tyre, derisa ishin në gjumë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar nga pronari i shtëpisë i cili ka deklaruar se dy persona të maskuar u kanë hyrë në shtëpi derisa ishin në gjumë me bashkëshorten.
Sipas ankuesit, të dyshuarit i kishte dëgjuar gruaja e tij, e cila ishte zgjuar kur ka dëgjuar zhurmat. Viktima i ka hasur hajnat në hapësirat e shtëpisë, të cilët i kanë kërkuar para e stoli ari.
Por posa është zgjuar edhe bashkëshorti i saj, të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë që i ka pritur afër shtëpisë.
Sinjali mëson se të dyshuarit për këtë rast, janë kërkuar nga Policia por ende s’janë kapur.
/GazetaSinjali/