Zyra e prokurorit e shtetit perëndimor meksikan Jalisco tha se policia gjeti 18 thasë plastike plot me pjesë të prera të trupave në periferi të qytetit Guadalajara.
Policia natën e kaluar gjeti një pjesë të trupit të njeriut pranë një mbikalimi të autostradës, dhe kjo i çoi ata në një grumbull çantash në një hendek aty pranë. Gjymtyrët e prera janë duke u ekzaminuar për të përcaktuar se sa trupa janë të përfshirë, raporton AP.
Në nëntor, autoritetet gjetën 113 trupa dhe pjesë të trupit nga një varr i fshehtë në qytetin El Salto, pranë Guadalajara. Gjatë vitit 2020, gjithsej 189 kufoma u zbuluan në qytet.
Shteti është shtëpia e kartelit të brezit të ri Jalisco, një nga më të dhunshmit dhe më të fuqishmit në Meksikë.
Më shumë se 80.000 njerëz janë zhdukur që nga fillimi i luftës së drogës në Meksikë në vitin 2006./KosovaPress