Një tjetër sulm i qenve ndaj qytetarëve ka ndodhur sot në Prishtinë.
Faqja “Vrojtuesit e lagjes” ka publikuar të hënën, një video ku disa qen sulmojnë një grua në një hapësirë të gjelbër në Rrugën C.
Ditëve të fundit janë shpeshtuar sulmet e qenve në Prishtinë, sidomos në kampusin universitar të Prishtinës.
Shumë qytetarë të sulmuar kanë paralajmëruar padi ndaj Komunës së Prishtinës. E Komuna Prishtinës ka ngritur disa pika ushqimi për qentë, por pa rezultat deri më tash, meqë sulmet po vazhdojnë.