TIRANA PREZANTON ISH-LOJTARIN E KOMBËTARES FINLANDEZE

- in Sport

Tirana ka prezantuar ditën e sotme sulmuesin e saj më të ri, Tim Vairinen. Finlandezi vjen nga HJK Helsinki.

 

Siç transmeton “Vip Sport”, në fjalët e para të tij si bardheblu thekson se kërkon të ndihmoj skuadrën të fitoj titullin, ndërsa i pyetur rreth tifozëve, 27-vjeçari shpreson që tifozët e Tiranës të jenë afër atyre të Dinamo Dresden për nga performanca duke qenë se gjermanët janë nga më të mirët në botë për spektaklin në stadium.

E njoh Tiranën sepse e ndjek shumë futbollin dhe kisha marrë informacion për Tiranën dhe e dija se janë një klub i madh. Është mundësi shumë e mirë për mua, duket shumë mirë dhe jam shumë i lumtur të jem këtu dhe të ndihmoj skuadrën për të luftuar për titullin kampion.

Është nder i madh për mua të jem te Tirana. Është e mrekullueshme të jem këtu, stadiumi, loja, tifozët, ka shumë gjëra të mira dhe thjesht shpresoj të mbarojë sa më shpejt situata me Covid-19 dhe tifozët të kthehen në stadium. Ata janë shumë të rëndësishëm për ne.

Jam këtu për të shënuar gola dhe për të ndihmuar skuadrën të fitojë titullin. Është mundësi e mirë për ne dhe sigurisht deri tani nuk është bërë sezoni më i mirë, por jemi në lojë. Është normale, presioni është pjesë e futbollit, ka gjithnjë. Fjalë shqip? Ende nuk kam mësuar, por do përpiqem të mësoj shqip.

Prezantim në ditën e derbit? Fantastike! Unë nuk e dija këtë, faleminderit që më tregove (drejtuar gazetarit). Fanatics më të mirë se tifozët e Dynamo Dresden? Tifozët e Dynamo Dresden janë ndër më të mirët në botë. Është pyetje e vështirë sepse kur luajta atje fansat ishin më të mirët.

Unë kam qenë pjesë e Borussia Dortmund dhe e kam provuar mbështetjen e 80 mijë tifozëve, por nuk ka qenë asnjëherë më e mirë se ato të Dynamo Dresden, kështu që pres që tifozët e Tiranës të jenë afër nivelit të tyre ose ne nivelin e tyre”, u shpreh Vairinen./RTK