Një zyrtar policor është kërcënuar gjatë ditës së djeshme në stacion policor, nga një person që ishte nën masën e ndalimit lidhur me një rast për të cilin dyshohej. Gjithçka dyshohet se nisi nga mllefi i të dyshuarit për arrestimin e tij dhe për disa raste të tjera që dyshohej më parë.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari i ishte drejtuar zyrtarit policor me fjalët “Ti më ke dërguar në burg pa faj për rastin e grabitjes, këtë s’ka me ta falë kurrë, i kam i njerëzit e fortë, s’ki me punu ti mo”.
Për të mos mbaruar me kaq, kanosja kishte vazhduar edhe gjatë kohës kur Policia po e transportonte të dyshuarin për në Gjykatë.
Prokuroria është njoftuar menjëherë për rastin dhe kanë nisur hetimet ndaj të dyshuarit për veprën penale “kanosje”.