Thonë që koha i shëron plagët…

- in Lajme

Lufta që ka ndodhur në Kosovë para 24 viteve dhe dhimbjet që kanë shkaktuar serbët tek kosovarët janë ende plagë të hapura. Sa dëshmori e martiri ka dhënë jetën për lirinë e këtij vendi. Fatmirësisht ka pasur mjaft të mbijetuar mirëpo, ka pasur edhe nga ata që i kanë humbur më të dashurit e tyre në luftën e fundit.
Serbët vranin e shkatërronin gjithçka pa i’u trembur syri fare mirëpo, fatmirësisht në mesin e atyre të mbijetuarve kam qenë edhe unë me ndihmën e veteranëve të tjerë. Shpesh takohemi e flasim për kohët e vjetra e për këto kohë të vështira.

Një ditë më rastësisi të takohem me një mik timin të vjetër, djali i një dëshmori të rënë për lirinë e këtij vendi. Teksa po bisedonim e pyeta “A po i konsumon këto produktet serbe të ardhura në Kosovë”. Mbizotëroi heshtja dhe menjëherë në sytë e tij u shfaq urrejtja. Më pas më tha: “Konsumimi i produkteve serbe mund të jetë gjëja e vetme në botë, që edhe nëna ime po të ma kërkonte nuk do i’a jepja.
Edhe dhurata nëse i sjellë ndonjë familjarë nuk i konsumoj, tha djali i dëshmorit.

Në shtëpinë time nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë produkte serbe. Këto fjalë të tij më shtangën. Më bëri shumë përshtypje vendosmëria e mikut tim. Ky është patriotizem në këtë kohë. Patriotizëm është kur nuk e vjedhim shtetin, kur na besohet udhëheqja, nuk e forcojmë armikun, jemi të drejtë në punët tona dhe ia japim hakun secilës punë.
Nuk duhet harruar se në këtë luftë u dëbuan 848,000 shqiptarë nga Kosova, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2132 luftëtarë të UÇK-së. Të zhdukur ishin rreth 5000 veta , e nga të cilët 1653 persona ende nuk janë gjetur. Koha nuk i shëron plaget, ajo të mëson me jetu i plagosur.
Ata se kanë ndalur luftën me armë dhe mendon se tani nuk do të tentojnë të na mbysin me produktet e tyre.

Duhet kuptuar një herë e përgjithmonë se nuk duhet ta mbushim stomakun me ushqim helmues. Nëse Amerika i ndalon produktet ruse, shkaku i luftës me Ukrainë, ku jemi ne…

Shkruan: Proff. Ass. Dr. Artan Haziri, Profesor i rregullte ne UBT