Një person është dërguar mbrëmë në spital si pasojë e një sulmi me thikë mbrëmë rreth orës 23:45 në rrugën ‘Demir Vitia’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se për motive ende të panjohura, 52-vjeçari është sulmuar fizikisht para shtëpisë së tij, teksa i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, teksa bëhet e ditur nga burimet se gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Me të marrë informatën, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme si dhe janë vënë në lëvizje për të identifikuar personin e dyshuar.
Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.