Për herë të parë që nga nëntori i vitit 2020, ish-presidenti Hashim Thaçi ishte për një vizitë të shkurtër për arsye shëndetësore të nënës së tij, të cilën e vizitoi këtë të hënë. Pas një vizite 5-orëshe, ai tashmë është nisur për në aeroport për të fluturar drejt Hagës, i shoqëruar nga forca të shumta të EULEX-it dhe policisë.
Arsyeja e kësaj vizite të Thaçit në Kosovë ishte gjendja shëndetësore e përkeqësuar e nënës së tij, e cila ditë më parë ishte liruar nga spitali për trajtim në shtëpi.
Thaçi, siç u raportua jozyrtarisht në media, ndodhej në Burojë që nga ora 12:30.
Këto janë pamje të siguruara nga Nacionale, pas përfundimit të vizitës së lejuar të Thaçi në familjen e tij në Burojë:/Demokracia
Lojtës Videosh