Testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqyetetit në qarkore njëkahëshe për automjetet po vazhdon, raporton Gazeta Sinjali.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar sot se të shtunën më 21 maj dhe të dielën më 22 maj, duke filluar nga ora 06:00-23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqyetetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Qarkorja njëkahëshe gjatë kësaj fundjave do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:
– Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunë
– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE
– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
– Rruga “Garibaldi” deri te semaforët pranë Grandit
Ndërsa, siç edhe ju kemi informuar më herët, po në këto data, rrugët e poshtë cekura do të jenë të mbyllura për automjete dhe do të shfrytëzohen për aktivitetet e parapara në “Festivali i Pranverës”.
– Rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales.
– Rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës”Dritan Hoxha”.
/GazetaSinjali/