Tërmeti shkund Greqinë, ja sa ishte magnituda

- in Rajoni dhe Bota

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur herët në mëngjesin e së dielës, në orën 03:43, në Arkalochori të Kretës.


Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ka qenë 7 kilometra në verilindje të Arkalochorit.

Ndërsa thellësia fokale është vlerësuar në 11.8 kilometra.

Për fat të mirë nuk raportohet për dëme materiale, apo të lënduar./GazetaMetro