Tërmeti lëkund Bosnjën, zgjati disa sekonda

- in Rajoni dhe Bota

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën, njofton Instituti Federal Hidrometeorologjik.

Tërmeti është regjistruar në orën 21:45.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash. Epiqendra ka qenë 24 kilometra nga Zenica dhe 12 kilometra nga Kakanj, shkruan EMSC.

U ndje, zgjati për disa sekonda“, tha një nga qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës në faqen e internetit të EMSC.

Ende nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

/GazetaSinjali/