Së bashku me hartën, EMSC publikoi edhe të dhëna për tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në rajonin tonë.
Më shkatërruesi ndodhi më 15 prill të vitit 1979, rreth 15 kilometra larg bregdetit malazez. 129 persona humbën jetën pas tërmetit me magnitudë prej 6.9 ballësh, transmeton Telegrafi.
Tërmeti i dytë më vdekjeprurës ndodhi më 1 qershor 1905, ku epiqendra ishte në qytetin shqiptar të Shkodrës, me magnitudë 6.6 ballësh ndërsa la të vdekur 120 persona, sipas EMSC.
Një tërmet me epiqendër në Shqipërinë veriperëndimore i regjistruar më 26 nëntor 2019 (6.4 të shkallës Rihter) vrau 51 persona.
EMSC publikoi hartën dhe të dhënat pas tërmeteve që ndodhën mbrëmjen e kaluar në Bosnje-Hercegovinë, ku më i fuqishmi ishte me magnitudë 6.1 ballësh i shkallës Rihter ndërsa është ndjerë edhe në vendet fqinje duke përfshirë Kosovën.
Ndryshe, deri më tani është raportuar se një vajzë 27-vjeçare ka humbur jetën pasi një gur i madh kishte rënë në shtëpinë e saj në qytetin boshnjak, Stocas. /Telegrafi