Tërheqja e turpshme e Vetëvendosjes | Sot përfundon afati për ankesë në Supreme për të kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe

- in Lajme

Pasditen e sotme do të përfundojë afati për të paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme për të kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të datës 9 shkurt 2025.

Por, asnjë ankesë nuk pritet të dorëzohet në Gjykatën Supreme për të kundërshtuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që anuloi njoftimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe dhe mori vendim për të urdhëruar KQZ-në që të certifikojë këtë subjekt pasi gjithçka është në përputhje me ligjin për zgjedhjet, shkruan Demokracia.com.

Pas do të mbetët zhurma e madhe e shkaktuar nga dy përfaqësuesit e zhurmshëm të partisë së kryeministrit Kurti, Vetëvendosjes, në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më 23 dhjetor 2024, kur po shqyrtohej certifikimi i subjektit politik Lista Serbe.

23 DHJETOR 2024 – VETËVENDOSJE KUNDËRSHTON CERTIFIKIMIN E LISTËS SERBE

Sami Kurteshi nga VV, ka kundërshtuar ashpër certifikimin e Listës Serbe me arsyetimin se kryetari i këtij subjekti, Zlatan Elek, vazhdimisht i referohet Kosovës si “Kosova i Metohija” dhe ka akuzuar se përfaqësuesit e kësaj liste mbajnë kontakte me pushtetin e Vuçiqit.

“Kam rezervat e mia dhe më duhet me i shpreh dhe janë shumë elemente, pra prezantimi i kandidatëve të Listës serbe. Pra asnjëherë nuk përmend Republika e Kosovës por thotë ‘Kosovo i Metohija’. Nuk thotë ‘rrnoftë Kosova por rrnoftë Serbia’. Përfaqësuesit e kësaj liste mbajnë kontakte me pushtetin e Vuçiqit ku shihet edhe Radojiçiqi, ku kanë lidhje me sulmin terrorist në Banjskë dhe së fundmi edhe në Ibër Lepenc”, kishte thënë Kurteshi në mbledhjen e KQZ-së.

Edhe bashkëpartiaku i tij, Alban Krasniqi, ishte shprehur ngjashëm, duke kërkuar edhe veprime nga Prokuroria e Shtetit.

https://demokracia.com/lvv-kunder-listes-serbe-por-certifikon-partine-e-aleksander-jabllanoviqit-qe-ofendoi-nenat-gjakovare/

26 DHJETOR 2024 – VETËVENDOSJE BRAKTISË BETEJËN ME LISTËN SERBE

Por, pavarësisht kundërshtimeve të ashpëra, partia e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Vetëvendosje është tërhequr nga beteja për të kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe.

Kjo parti, nuk do të ankohet në Gjykatën Supreme, me arsyetimin se kjo do të ishte e kotë, edhe pse ka me dhjetëra raste, kur ky subjekt politik ka vazhduar procesin ankimor deri në këtë institucion.

Një ditë para përfunimit të afatit ligjor për të kundërshtuar vendimin e PZAP-it, më 26 dhjetor 2024, përfaqësuesi i VV’së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka thënë se nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP’së për Listën Serbe.

“Unë mendoj se nuk ka ndonjë kuptim me u anku në Gjykatë Supreme sepse edhe ata do të kenë të njëjtin arsyetim, kështu që ne do të mbajmë qëndrimin tonë, kemi bindjet tona. Vendimi i PZAP-së është i punuar sipas atij parimi “me letra krejt në rregull”, tha Kurteshi.

https://demokracia.com/vv-ja-e-le-filmin-ne-gjysme-kurteshi-nuk-do-te-ankohemi-kunder-vendimit-te-pzap-qe-urdheroi-certifikimin-e-listes-serbe/

Kundërshtimet e Lëvizjes Vetëvendosje, më shumë se për të pamundësuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duken qartë se janë përpjekje të kryeministrit Kurti për të fshehur koordinimin sekret me kriminelin Milan Radojçiq dhe Listën Serbe, i cili u zbulua nga mediet përmes audioincizimeve të shumta.

https://demokracia.com/moscertifikimi-i-listes-serbe-si-perpjekje-e-albin-kurtit-per-te-fshehur-koordinimin-sekret-me-kriminelin-milan-radojciq-dhe-listen-serbe/

Por, ky kundërshtim i përkohshëm nga Lëvizja Vetëvendosje, mund të ndikojë në “viktimizimin” e kësaj partie në radhët e komuntietit serb dhe rrjedhimisht edhe në fuqizimin e saj politik. /Demkracia.com/

/ https://demokracia.com/viktimizimi-i-listes-serbe-si-dhurate-nga-albin-kurti-per-fuqizimin-e-saj-ne-zgjedhjet-e-9-shkurtit/