Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit kishin tentuar të kontrabandonin ari, raporton Express.
Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit atyre u është gjetur dhe konfiskuar ari në peshë rreth 240 gramë, i padeklaruar.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“PKK-Bërnjak 01.04.2022-22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që gjatë kontrollit nga njësitet policore të DHTN-së dhe njësia K-9, te të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar ari në peshë rreth 240 gramë, i pa deklaruar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa malli i konfiskuar dhe automjeti i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raport./Express