Tentoi t’i fuste 20 mijë euro pa deklaruar në Shqipëri, i sekuestrohen të hollat kosovarit

- in Lajme

Një qytetari të Mitrovicës iu sekuestruan 20 mijë euro nga Policia Kufitare në Shqipëri, pasi nuk i kishte deklaruar ato.

Sipas Policisë së Shqipërisë, B. S, 40 vjeç, banues në Mitrovicë me automjet të tipit Benz, tentoi të fuste të hollat pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar B. S., 40 vjeç, banues në Mitrovicë, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”, thuhet në komunikatë.

Sipas policisë, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Derisa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./Demokracia