TENTOI TA SULMOI ME THIKË BASHKËSHORTIN E VAJZËS SË VET, ARRESTOHET

- in Lajme

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte shkuar në shtëpinë ku banon me qira bashkëshorti i vajzës së saj dhe sipas tij e dyshuara me vete kishte pasur një thikë me të cilën kishte tentuar që ta sulmojë atë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në Prishtinë, mirëpo ajo nuk kishte arritur ta sulmoi, pasi që ankuesi ia kishte larguar thikën nga dora.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Viktimës dhe të dyshuarës iu është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./KP