
SHARE:
Elvir Azizi, drejtor i Përgjithshëm i ShSKUK-së, është intervistuar nga krimet ekonomike për tenderin 7 milionë euro. Azizi është emëruar vjet në krye të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe është mik me ministrin e e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Kontrata prej afro 7 milionë euro për pastrim euro iu dha kompanisë që ka përfituar vazhdimisht tenderë nga ShSKUK, “Laguna”.

Lidhur me këtë, në gusht është intervistuar nga krimet ekonomike Elvir Azizi, drejtor i Përgjithshëm i ShSKUK-së.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në përgjigjen e dhënë për Insajdeirn thuhet se drejtori është intervistuar në cilësinë e dëshimtarit.
“Drejtori i ShSKUK-së, ka dhënë deklaratë në cilësi të dëshmitarit, për rastin në fjalë. Për më tepër drejtohuni tek organet kompetente!“, thuhet në përgjigje.
Tenderi 7 milionësh i ShSKUK-së për kompaninë “Laguna”, ngritën dyshime për shkelje të ligjit
Kompania ofertuese për tenderin 7 milionësh “Aroma Plus”, ishte ankuar për Qendrën Klinike Universitare.
Sipas kompanisë në ketë tender ka pasur shkelje të ligjit dhe se është shpërblyer me kontratë kompania e papërgjegjshme.

Rreth ankesave për keqpërdorime në këtë tender Gazeta Insajderi kishte pyetur edhe kompaninë fituese “Laguna”.
Por, ata ksihin deklaruar se qëndrojnë në rregull me pjesën e dokumentacionit.
Kush është njeriu i Vitisë në krye të SHSKUK-së?
Në qershor të vitit 2023, njeriu i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia është përzgjedhur drejtori i i përgjithshëm i SHSKUK-së. Elvir Azizi kishe fituar më së shumti pikë, ai ishte poentuar me 74.2 pikë.

Azizi, ishte i angazhuar si ekspert i fushës së Farmacisë përmes një marrëveshje që kishte lidhur Banka Botërore me Ministrinë e Shëndetësisë.
Nga dhënia e ekspertizave për ministrinë e Vitisë kishte dhënë dorëheqje në momentin kur kishte parë konkursin për të parin e SHSKUK-së.
Ndërkohë ishte raportuar për lidhjen mes dyshes, duke thënë se ata kanë qenë kolegë të studimeve.
Përveç kësaj, është publikuar edhe një fotografi e vitit 2017-të, e cila dëshmon për shoqërinë e Vitisë me tashmë drejtorin e ri të SHSKUK-së.

mokracia