Televizioni shtetëror rus një një transmetim ka diskutuar planin e pushtimit në shtetet baltike, shkruan Mirror, përcjell Periskopi.
Një ish-oficer i lartë foli për skenarin në të cilin regjimi i Vladimir Putin do të merrte nën kontroll vendet e NATO-s, Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë.
Kjo vie në kohën kur mijëra trupa të NATO-s po marrin marrin pjesë në ushtrime afër kufirit me Rusinë.
Të tri shtetet baltike i janë bashkuar NATO-s pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik- me frikën që Putin ka plane për destabilizimin e këtyre vendeve dhe pushtimin e tyre, siq ka bërë në Ukrainë.
Kolonel Igor Korotchenko, ish-pjesëtar i stafit general dhe i forcave ajrore dhe tani oficer rezervë tha : “Kështu mund të duket skenari për të kapur vendet baltike”
Duke iu referuar hartës, ai shtoi: “Një sulm i madh radio-elektirk është i mundshëm, që do të do të bënte që radarët e NATO-s të verbohen dhe të mos shohin asgjë”.
Duke vizatuar në hartë, Korotchenko flet për mënyrën se Rusia do t’i tejkalonte për nga fuqia kundërshtarët e saj.
“Në këtë herë, në ishullin suedez të Gotland, ushtria ruse planifikion lansimin e sistemeve raketore anti-ajrore dhe në gjirin Bastion sistemet anti-anijë”, shtoi ai
Ai vazhdon të shpjegon se ‘i gjithë Deti Baltik’ do të ishte në synimin e Rusisë./Periskopi