TELEVIZIONI PUBLIK SERB: NJË POLIC UA DREJTOI MITRALOZIN HELIKOPTERËVE SERB QË LËVIZËN AFËR KOSOVËS (VIDEO)

- in Lajme

Tre helikopterë serbë fluturuan sot afër kufirit me Kosovën në Jarinje.

 

Pamje të manovrave të tyre në zonën  tanimë të tensionuar u shpërndanë gjithandej nëpër media, shkruan lajmi.net.

Por, Radio Televizioni i Serbisë, raporton edhe diçka tjetër, që megjithatë nuk është e konfirmuar dhe nuk dihet vërtetësia e lajmit.

Sipas RTS-së, gjatë kohës që këta helikopterë po fluturonin në qiell, një polic i Njësisë Speciale ka hyrë në automjetin e blinduar dhe ka drejtuar mitralozin në drejtim të helikopterëve./Lajmi.net

Më poshtë keni raportimin e bërë nga RTS: