Telashe me protokoll në OKB, delegacioni i Kosovës i prirë nga Osmani hyn me vonesë në sallë

- in Lajme

Takimi në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nisi me pakëz vonesë në New York.

Kryesuesja e takimit, e cila vjen nga Malta, tha se duhet ta prisnin pak delegacionin e Kosovës.

“E di se po më shihni çuditshëm, por është çështje protokolli i Kombeve të Bashkuara të presim derisa të vijë edhe delegacioni i Kosovës. Pra, duhet të presim, sipas protokolit. Duket se erdhën. Mund të vazhdojmë me takimin”, tha ajo, ndërkohë që Osmani me delegacionin e saj hynë në sallë.

“Në pajtim me rregullën 39 të rregullave, procedurës, ftoj zonjën Vjosa Osmani që të marrë pjesë në takim”, tha kryesuesja./Demokracia