Të shtëna me armë zjarri te “Ujëvara e Mirushes”, plagosen dy vëllezër

- in Lajme

Rreth orës 20:40 ka pasur të shtëna me armë zjarri te “Ujëvara e Mirushes” në Kijevë të Malishevës.

Sinjali mëson se nga gjuajta me armë zjarri dyshohet se kanë mbetur të plagosur dy vëllezër.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari për këtë tentim vrasje është identifikuar nga Policia.

Njëri nga vëllezërit e plagosur sipas të njëjtave burime është në gjendje të rëndë.

Sinjali do të ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/