Të shtëna me armë zjarri afër klubit “Duplex” në Prishtinë, plagoset një person

- in Lajme

Rreth orës 03:20 të mëngjesit ka pasur të shtëna me armë zjarri afër klubit “Duplex” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një person ka mbetur i plagosur në këmbë dhe i njëjti është dërguar në QKUK.

Personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, siç mëson Sinjali në vendin e ngjarjes janë gjetur 2 gëzhoja.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Sinjali do të ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/