Të prangosur e me kapela në kokë, arrijnë në Gjykatë tre të dyshuarit për sulmin ndaj Valon Sylës

- in Lajme

Tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetarit dhe opinionistit kosovar Valon Syla, Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani, kanë arritur në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Ndaj tyre, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’.

image 68
image 69
image 70

Ndryshe, gazetari Syla u sulmua mbrëmjen e së martës nga tre të dyshuarit dhe si shkak dyshohet të jenë komentet e tij me tone humori kundrejt fesë islame.

Si pasojë, ai ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/