Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, mbrëmë mbajti një fjalim në tubimin e opozitës shqiptare në Maqedoni të Veriut, që u organizua në Berlin të Gjermanisë.
Ndonëse ishte paralajmëruar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mori pjesë në këtë takim. Arsyen e mungesës së Kurtit, e dha një vartëse e tij në Qeverie e në VV.
Haxhiu tha se Kurti nuk erdhi për shkak të cenimit të sigurisë nga Serbia. Megjithatë, Haxhiu tregoi se Kurti u ka bërë të fala.
“Për shkak të cenimit të sigurisë së vazhdueshme nga Serbia ka qenë e pamundshme që kryeministri Kurti të jetë i pranishëm, por më lejoni të shpreh të falat nga kryeministri Kurti” – tha Haxhiu që në hyrje të fjalës së saj para të pranishmëve./Demokracia