Kryesia e Kuvendit ka vendosur në mbledhjen e sotme për caktimin e tri seancave të ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, duke shtuar se kjo kërkesë është shumë e dëmshme.
“U morr vendim që nesër të ketë seancë me ato pika të papërfunduara, ndërkohe të enjten do të ketë seancë të re të Kuvendit ku do të shqyrtohet mes shumë projektligjeve edhe ai për Trustin Pensional”, ka thënë Kusari Lila.
“Kjo nuk ka të bëjë me inate politike, apo me kokëfortësinë tonë në raport me kërkesën, ne mendojmë që është kërkesë shumë e dëmshme, pasi shkatërron një sistem pensional dhe lirisht vendimi tjetër mund të jetë mbyllja komplet e trustit të kursimeve pensionale”, tha Kusari-Lila në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë.