Të enjten, seanca e OKB-së për Kosovën e thirrur nga Serbia

- in Lajme

Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë, me kërkesë të Serbisë, do të mbahet të enjten në orën 21:00.

Këtë e ka konfirmuar për Radiotelevizionin e Serbisë, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Ende nuk dihet nëse seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jetë e hapur për publikun.

Serbia i ka dorëzuar dje një kërkesë misionit të Guajanës për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të situatës në Kosovë.

Serbia pretendon se gjendja aktuale në territorin e Kosovës është në “kontrast të thellë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”./Demokracia