Të dielën disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë gjithë ditën

- in Lajme

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, njofton se ditën e diel do të realizojë punime të planifikuara teknike.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se do të bëhet ndërrimi i segmentit të gypit transportues DN 600 mm që furnizon me ujë rezervuarin e Kodrës së Trimave në rrugën “Vëllezërit Fazliu ” në Prishtinë.

“Punimet teknike do të fillojnë në orën 06:00-18:00 derisa ne, përmes rezervuarëve do të mundohemi që konsumatorët t’i furnizojmë me ujë të pijshëm në orët e mëngjesit dhe para kohës së iftarit, të ditës së diel”, thuhet në njoftim.

Si shkak i këtyre punimeve, pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 10:00-17:00 do të mbesin këto zona: Lagjja Kodra e Trimave në tërësi , lagjja Medrese , lagjja Çamëria , lagjja Kolovica e Vjetër, fshati Llukar, fshati Makovc, fshati Sinidoll dhe pjesa e lartë e lagjes Arbëria (lagjja e re mbi komunën e Prishtinës) .

“Intervenimet e tilla të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit po realizohen për një funksionim më të mirë të infrastrukturës së ujit”, njofton KRU.

/GazetaSinjali/