Dritan Abazoviq, kryeministër në detyrë i Malit të Zi, ka zhvilluar një vizitë treditore në Kosovë ku është takuar me krerët e shtetit po ashtu me liderët e partive opozitare në Kosovë.
Kreu i qeverisë malazeze është shprehur se ndihet tejet i lumtur me mikpritjen vëllazërore që i ka bërë Kosova gjatë kësaj vizite.
I pyetur për demarkacionin, Abazoviq ka deklaruar se kjo çështje për Malin e Zi është e mbyllur, por ka shtuar se nëse ka probleme sa i përket kësaj çështjeje gjerat mund të rregullohen.
Ai ka deklaruar se në takimet zyrtare që ka pasur, çështja e demarkacionit nuk është diskutuar fare.
“Për ne është punë e kryer”, tha Abazoviq në RTK.
Abazoviq ka folur për marrëveshjen e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë si ai e sheh si një bazë të mirë për normalizimin marrëdhënieve në të gjithë Ballkanin Perëndimor.Më tutje ai ka thënë se Mali i Zi e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Unë e shoh si një bazë të mirë për të ardhur deri të një marrëveshje përfundimtare[ndërmjet Kosovës dhe Serbisë]. Ne jemi shumë të interesuar që ma në fund kjo çështje të zgjidhet, normalisht nuk jemi shtet që kemi mundësi me ndihmuar apo me thënë se çka duhet me bo cili subjekt por kishum pasur shumë dëshirë që të përfundohet kjo çështje dhe të normalizohen të gjitha raporte në rajon [Ballkanin Perëndimor] kjo është edhe interesi jonë si shtetet edhe ne jemi shteti me i vogël në rajon dhe çdo herë që ka diçka negative ajo ka ndikim dhe të ne, dhe çdo herë kur kemi lajme të mira në rajon ajo ka implikim pozitivë në Mal të Zi”, ka thënë Abzoviq.