Tahiri: VV-ja koordinohet dhe kanë lidhje direkte me Radoiçiqin

- in Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri e ka bërë të qartë se partia ku ai bënë pjesë nuk do të votojë në Kuvendin e Kosovës asnjë dokument i cili përmban Rezolutën 1244.

Ai tha se nëse ndodh një gjë të tillë nuk ju mbetet gjë tjetër veç me mbyllë partinë.

“Hashim Thaçi, atëherë si Kryetar i PDK-së, duke qenë në opozitë nuk voton për kornizën kushtetuese, atë kohë, imagjino pa u shpall pavarësisë, e imagjino ne sot, partia e tij, me u kthy mbrapa, me votu një dokument që e ka edhe Rezolutën 1244, kjo është marrëzi, sna e falë historia, masnej duhet me mshel partinë, nuk kem pse me qëndru më. Me pa një dokument të tillë që e ka edhe Rezolutën 1244, e e votojmë, ne veç duhet me mshel, se meritojmë me vazhdu më. Ne asnjë dokument se votojmë që e përmban Rezolutën 1244”, tha Tahiri.

Rreth asaj se Lista Serbe dhe PDK-ja po e bllokojnë Vettingun, Tahiri tha se VV s’mund të bëjë këtë krahasim pasi ata janë një me Radoiçiqin, e kanë lidhje direkte e koordinohen me të, e sipas tij janë po ata që kanë sharë veteranët.

“Eksponenti i VV-së të tha Lista Serbe dhe PDK-ja a? Këta miqt e Radoiçiqit a? Këta që koordinohen, kanë lidhje direkte me të a? Ata janë një, na krahason neve me Listën Serbe A? Këta që i kanë sharë veteranët e UÇK-së”, shtoi tutje Tahiri./Demokracia