Tahiri: Vuçiqi provokoi njëjtë edhe në Bruksel, atij i thashë “Si duket po ju mungojnë bombardimet e NATO-s”

- in Lajme

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq i cili publikoi fotografinë ku e shfaq Kosovën me flamur të Serbisë

“Vuçiçi i Serbisë paska dalë me provokime të reja kundër Kosovës, me mendësinë e tij hegjemoniste. Një herë në Dialogun e Brukselit kur ai provokoi në një mënyrë të ngjashme, iu përgjigja duke i thënë “si duket ju paska marrë malli për bombardimet e NATO-së”. Po ia them përsëri”, ka shkruar Tahiri.

Për këtë deklaratë të Vuçiqit ka pas reagime të shumta. /KP