Tahiri-pushtetit: Koncentrohuni në heqjen e sanksioneve, mos sillni gjëra koti në këtë sesion parlamentar

- in Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës, lidhur me Projektin Periudha Digjitale për periudhën 2021-2027 ka thënë është i kotë, duke qenë se Kosova është ende nën sanksione dhe është i përjashtuar nga ky projekt.

Tahiri i PDK-së tha se votimi për këtë marrëveshje nuk ka vlerë, e që sipas tij është një votim i pavlerë.

Ai tha se duhet koncentruar në heqjen e masave e sanksioneve, e jo të sillen gjëra koti në kuadër të këtij sesioni parlamentar.

“Projekti Periudha Digjitale për periudhën 2021-2027 është një projekt shumë i rëndësishëm dhe do të ishim shumë me fat nëse si Kosovë do të mund të merrnim pjesë në këtë projekt. Pra miratimi i kësaj marrëveshjeje është mëse e kotë sepse Kosova ka sanksione dhe pikërisht është e përjashtuar edhe nga ky projekt.”, ka thënë Tahiri./Demokracia