TAHIRI: PRISHTINËS I DHAMË LIGJIN, KOSOVËS PO I JAPIM PRESIDENTIN

- in Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Besnik Tahiri, thotë se po i ofrojnë Kosovës listën për deputetë me profesionistët më të mirë në vend.

 

Tahiri komentet i bëri në takim me strukturat e kësaj partie në Prishtinë.

 

“Me Aleancën që ndrojmë dhe vazhdojmë për shtet me dinjitet dhe prosperitet”, tha ai.

 

Shkrimi i plotë i Tahirit në Facebook:

 

Takim me strukturat e Degës së Aleancës në Prishtinë, të unifikuar dhe kurrë më të fortë me kandidatura për deputetë të profileve të larta, si në nivel politik, ashtu edhe në atë profesional si dhe me aderimet e reja që na nderuan në këtë garë.

 

Kjo përkrahje vjen si rezultat i punës dhe mbështetjes së madhe të Kryeministrit Haradinaj për Prishtinën dhe vendimet e tij për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës, e po ashtu punës së vazhdueshme të Degës së AAK-së në Prishtinë. Me Aleancën qëndrojmë dhe vazhdojmë për shtet me dinjitet dhe prosperitet!

 

Faleminderit Kryetar Brahim Mehmetaj për punën e palodhshme./RTK