Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në konferencë për media ka thënë se po presin që Gjykata Kushtetuese seancën kur pati grushte në Kuvend ta kthejë në pikën zero.
Para gazetarëve, Tahiri tha se PDK do të kërojë sqarim për audio-incizimin e Kusari-Lilës me Slavko Simiqin dhe Milan Radojiçiqin.
“Ne si gruo kërkuam qe ditën e premte kur do të mbahet seancë e rregullt pikë e parë të kemi diskutim mbi ato që kemi dëgjuar diteve të fundit, nga Kusari-Lila me Slavko Simiqin dhe të kemi një sqarim se deri ku shkon angazhimi i një personi që ndiqet nga drejtësia në Republikën e Kosovës, e i njëjti është në listën e zezë të ShBA-së. Një kërkesë e tillë është refuzuar nga mazhoranca, dhe nuk pat kouurum për vendimarrje në kuadër të kësaj mbledhje të Kryesisë”, tha ai.
“Në kërkesën tonë për thirrjen e një debati sa i përket implikimit të Radojiçiqit në politikën dhe vendimarrjen e Kosovës, nuk kaloj, dhe neve na mbetet qe ditën e premte kur të mbahet seancë ta fusim si pikë të vecantë të rendit te ditës”.
Shefi i GP të PDK-së tha se partia e tij nuk do të marrë pjesë në asnjë votim, deri tek ai për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, pasi siç tha Tahiri rrugëdalje tjetër nuk ka.
“Ne e kemi bërë të qartë se kjo do të zgjatë derisa ta ftojmë një seancë për shpërbërjen e Kuvendit. Rrugëdalje tjetër ska. PDK në gjendjen në të cilën ekziston ne vend, degradimin e skajshëm në secilën fushë. Kurrë në vendin tonë nuk kemi pas shifra me alarmante nga Kosova, mbi 60% e qytetarëve janë të gatshme të lëshojne vendin”.
“Do te marrim pjesë në votim atëherë kur të votohet shpërbërja e Kuvendit të Kosovës. Kjo mazhorancë nuk e meriton të vazhdojë asnjë ditë të vetme”.
Deputeti i PDK-së tha se vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje, pasi Kosovës i duhet një qeveri e re dhe kredibile që trajton problemet ditore të qytetarëve.
“Njerëzit që e kane vendos vendin nën sanksione, nuk munden me heq vendin prej sanksioneve. Sa më shpejt vendi të shkoj në zgjedhje, ta formojë një qeveri të re e kredibile, e cila trajton problemet ditore të qytetarëve”, tha Tahiri para gazetarëve./Demokracia