Tahiri: Një kryeministër që ka lexim të mbrapshtë të historisë, s’është garanci se mund të arrijë diçka

- in Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për përkujtimin ndryshe të Oliver Ivanoviqit, raporton Gazeta Sinjali.

Tahiri nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se: Albin Kurti përkujtoi dje Oliver Ivanoviçin, me epitete që për të mos thënë ndryshe, përfundimisht nuk i paska ditur askush tjetër përveç tij.

“Me këtë rast, kryeministri dje iu dëshmoi qytetarëve të Kosovës se ai ka një lexim krejt të ndryshëm e të mbrapshtë të historisë politike të vendit, ndryshe nga populli, ndryshe nga e vërteta”, tha Tahiri.

Më tej deputeti i PDK-së ka shkruar se një kryeministër që ka lexim të mbrapshtë të historisë, nuk është kurrfarë garancie se mund të arrijë diçka historike. Krejt përkundrazi.

/GazetaSinjali/