Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Xhafer Tahiri deklaroi sot se qëndrimi i kësaj partie për zgjedhjen e presidentit të ri do të qartësohet pas takimit që do të ketë kryetari Lumir Abdixhiku me Vjosa Osmanin.
Ai në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini tha se personalisht mendon se deputetët e LDK-së duhet të votojnë pro Vjosa Osmanit si presidente, por për një gjë të tillë do të vendosin organet drejtuese të partisë.
“Në radhë të parë unë mendoj se LDK s’duhet të ketë votë kundër Vjosa Osmanit”, tha Tahiri./KP