Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për kontratat njëburimore. Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga PDK-ja.
“Deri në 200 milionë euro shkon shifra e kontratave njëburimore nga kjo qeveri”, u shpreh Tahiri.
“Duhet t’i analizojmë këto kontrata dhe të shohim sa janë reale. Janë kontrata njëburimore me shuma marramendëse. Shohim sigurimin e objekteve të KEK-ut, e çështje banale që janë kotnratat burimore.
“Kontratat njëburimore janë kontrata të nënshkruara në një tavolinë duke fshehur transparencën. S’ka transparencë”, u shpreh Tahiri.
Shefi i GP të PDK-së, ka bërë thirrje të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar që do t’i hetonte këto kontrata njëburimore./Demokracia