Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka replikuar ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me deklarimin e tij se Qeveria po tenton t’i ndihmojë qytetarët, por një gjë e tillë po refuzohet nga opozita.
Tahiri specifikoi disa pika për të cilat foli Murati, teksa ndaloi në pikën ku flitej për tarifat e energjisë elektrike, ku tha se kjo është çështje që ka marrë fund.
”Nuk mundesh me u thirr në atë që është një kriter që familjet që s’kanë fëmijë nën moshën 5 vjeçare s’mund të përfshihen në këtë kategori.Sa i përket energjisë elektrike s’është e vërtetë që kemi kërkuar rritje të energjisë elektrike për të gjithë”, tha Tahiri.
Ai tutje tha se qytetarët do të paguajnë energjinë elektrike me tarifa të vjetra dhe se kjo çështje ka marrë fund.
”Qytetarët do ta paguajnë energjinë elektrike me tarifa të vjetra, dhe kjo është çështje që ka marrë fund. Deri në vendimin përfundimtar të gjykatës”./Lajmi.net/