Tahiri: Gjatë seancës së sotme nuk u dëgjua asnjë pretendim i Dick Martit për trafikim të organeve

- in Lajme

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar me një shkrim në Facebook, ku ka thënë se i tërë procesi i letërkëmbimeve, ligjit dhe ndryshimit të Kushtetutës për të mundësuar themelimin e Gjykatës Speciale, është bërë për shkak të pretendimeve të Dick Martit, për trafikim organesh nga UÇK-ja.

Tutje Tahiri ka thënë se gjatë gjithë ditës së sotme, nga salla e gjyqit ka dëgjar pretendimet e Prokurorisë, por askund “nuk u përmend trafikimi i organeve, e as Dick Marti”.

“I tërë procesi i letërkëmbimeve, ligjit dhe ndryshimit të Kushtetutës për të mundësuar themelimin e Gjykatës Speciale, është bërë për shkak të pretendimeve të Dick Martit, për trafikim organesh nga UÇK-ja.

Gjatë gjithë ditës së sotshme, nga salla e gjyqit dëgjova pretendimet Prokurorisë, por askund në asnjë rresht e as fjalë, nuk u përmend trafikimi i organeve, e as Dick Marti!”, ka shkruar ai.

Ndryshe tashmë ka përfunduar seanca ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Seanca do të vazhdojë të martën me 4 prill me deklaratat e ekipit mbrojtës.

/GazetaSinjali/