Policia e Kosovës është sulmuar sot sërish në veri të Kosovës. Rasti ka ndodhur më saktësisht në Sharpej të Jarinjes ku kanë ndodhur dy shpërthime nga mjete të dyshuara piroteknike, shkruan lajmi.net. Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë. “Nga shikimi i vendit të ngjarjes është vërejtur se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre (dyshohet mbështjellës i mjeteve piroteknike). Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Policia ka ...
Komentet te Policia e Kosovës sulmohet sërish në veri me mjete shpërthyese Janë të Mbyllura