Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog sërish ka kritikuar ekzekutivin për Ligjin për Paga dhe për Zyrtarët Publikë, ku deklaroi se nuk janë marrë parasysh komentet e BE-së.
Kështu u shpreh ai në konferencën me temën “Reforma në Administratën Publike në Kosovë, sfidat, progresi dhe rruga përpara” nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Szunyog deklaroi se reforma në administratën publike është shtylla kryesore për anëtarësim në BE.
“Është me rëndësi që të kemi një administratë të pavarur. Shërbimet sociale siç janë ata me probleme të ndryshme, është një problem. Kosova është duke punuar në funksionalizimin e agjencive të pavarura por duhet të përshpejtohet. Kosova nuk ka marrë parasysh konventat e BE-së. Ngris edhe një herë zërin për Ligjin e ri për Zyrtarët Publik por edhe të Pagave, për fat të keq nuk janë parasysh komentet”, deklaroi ai./Demokracia