Syla: O Mirsad po qysh lihen 50 mijë euro kesh në shtëpi

- in Lajme

Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë vjedhur deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, shkruan Gazeta Metro.


Për këtë ngjarje të çuditshme, ka reaguar edhe gazetari Valon Syla.

O Mirsad Shkreta, po vëlla me pas sti len 50 mijë euro te shtëpia, e le mo baxhanaku”, shkroi Syla në Facebook.

“Po qysh lihen 50 mijë euro kesh në shtëpi?”

Për më tepër, këtë shumë të parave deputeti i Vetëvendosjes nuk e pati të deklaruar në AKK./gazetametro.net