Syla: Kurti shkon më shpesh në Greqi se në Shqipëri, asnjë mik nuk i ka mbetur

- in Lajme

Gazetari Valon Syla teksa ka folur për klimën ndaj mediave në Kosovë, ka kritikuar Qeverinë Kurti.

Sipas tij, kjo klimë është për t’u mbuluar “kjo marre” siç thotë Syla.

Ai ka deklaruar se Kurti më shpesh po shkon në Greqi, sesa në Shqipëri.

“Mos kemi lujtë si shoqëri”, pyet Syla teksa kritikon pushtetin.

”Asnjë mik nuk i ka mbetur, Amerika s’po të pëlqen, gjermani jo, britaniku jo, francezi, jo, turku jo. Besoj që as rusi nuk i pëlqen. Më shumë po shkon në Greqi sesa në Shqipëri me u taku me 27 ministra të jashtëm që i thirr Edi Rama. Mos kemi lujt na si shoqëri. Pyetje jam ka bëj dhe prej krejt këtij ligji veç gazetarët i kanë mbetur Kurtit me mshefë këtë marri” ka thënë Syla.

/GazetaSinjali/