Analisti Valon Syla ka reaguar ndaj kritikave të LDK-së për takimin që Memli Krasniqi ka realizuar me kryeministrin Albin Kurti.
Syla ia ka rikujtuar LDK-së se është pikërisht kjo parti që ka bërë koalicion me VV-në dhe Albin Kurtin dhe jo PDK-ja.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në zgjedhjet e fundit gjysma e elektoratit e LDK-së ka dalë në VV.
Sipas tij, PDK-ja kurrë nuk e ka kritikuar LDK-në për një gjë të tillë.
“Pe shoh nje trend të miqve në Facebook nga militantet e LDKs qe gjithqysh duhet me sha e me fajesu dyqysh PDKn, sikur mos me pasë tjetër kauzë… pse ska aftësi për bashkëpunim… 3 vjet tu fol me zë të ulët kundër VV e gjetët menjëherë me sha PDK me zë të naltë… se trendi i vjetêr shkon se PDK eshte flliqt, e LDK e paqt, qe nga 26% me dal 11%. Kjo i bjen qe per ma shume se gjysma ka dalë në VV… pse PDK nuk doli? A qaq të flliqt janë që sdolen në VV si LDK?; Per LDK ka qene natyrale me bashkepunu me VV kur ishin ne opozite… por me PDK ka problem… Pse nga PDK nuk dolen gjysa e partise ne VV. Pse sot kane problem perseri me PDK. Pse me nderru Albinin nese ju mendoni se PDK eshte fajtori i zakonshem?
Pse PDK se akuzoi kurre LDK se dolen per nje nate ne VV. Madje kandidatja per Kryeminister si Vjosa Osmani. A sbon PDK dhe LDK me u bo bashkë kunder sankcioneve kunder Qeverisë ma të dobët najherë të Albin Kurtit në histori të Republikës”, ka shkruar Syla.
/Demokracia