Syla: Diskursi i Vjosa Osmanit është i ngjashëm me Prokurorinë e Hagës, një fjalë për UÇK’në nuk e përmendi

- in Lajme

Opinionisti dhe gazetari Valon Syla ka thënë se diskursi i presidentes Vjosa Osmani, është i ngjashëm me Prokurorinë e Hagës, shkruan Gazeta Metro.


Syla në T7 ka cituar aktakuzën e lexuar ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Gjykatën Speciale në Hagë, ku sipas tij thuhet se “këta persona nuk janë të dëshiruar në Kosovë”, dhe ai thotë se Marshi për Drejtësi tregoi se kjo nuk qëndron.

Ai gjithsesi thotë se ky diskurs i Gjykatës Speciale ngjan me atë të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

“Sot ishte në përkujtim në Gjakovë. Një fjalë për UÇK-në nuk e përmendi. Nuk e ka përmend as në fjalimin e saj solemn kur u bë presidente. Ky diskursi anti-UÇK që bëhet nëpërmjet disa analistave, disa mediave. Bota sot është gazeta kryesore që e ka bërë këtë gjë. Ajo që po dua të them është se ky diskurs që e ka polarizuar nuk vjen nga UÇK, por prej njerëzve që sot janë edhe dëshmitarë. Që fshehën pas partive. Po e shohim që janë njerëz që ishin pjesë të shërbimeve”, tha Syla.

Ai po ashtu kritikoi liderin e LDK Lumir Abdixhiku pse nuk e përkrahu marshin.

“Lumir Abdixhiku pse nuk po flet për këtë gjë. A nuk po mendon për këta njerëz. A nuk po mendon se mund të bëjë koalicion me ndonjërën prej partive”, përfundoi Syla. /gazetametro.net