Analisti politik Valon Syla ka thënë se nëse ka prokurorë të çkapur, Agim Bahtirit do të duhej t’i zbarkonin në zyre për “bankrotimin” e Komunës së Mitrovicës.
Kjo “gjakderdhje” financiare, sipas Sylës, do të ishte skandaloze edhe për Qeverinë, se lëre më për Mitrovicën si komuna më e varfër në Kosovë.
“Eksperti numër 1 në botë dhe numër 2 në Evropë, Agim Bahtiri, e paska bankrotuar Komunën e Mitrovicës.
Ej mbi 100 urdhra të formës së prerë në pritje për ekzekutim, afër 1.3 milion euro, arbitrarisht po ia marrin përmbaruesit. Agim Bahtiri nuk paska lënë buxhet që t’i kryej as detyrimet e komunës dhe nuk paska më buxhet as për pagat e rregullta të administratës.
Nëse ka prokurorë të çkapur, sot ata do të duhej të zbarkonin në zyrën e Agim Bahtirit, sepse kjo është “gjakderdhje” e pashembullt financiare.
Kjo do të ishte skandaloze edhe për Qeverinë, se lëre më për Mitrovicën si komuna më e varfër në Kosovë”, ka shkruar Syla.