Sveçla tenton të arsyetohet pasi demoloi sallën e asamblesë së Prishtinës: Kisha për qëllim ndalimin e një seance klandestine -Video

- in Lajme

“Pazaret personale e partiake, favoret e kusuritjet për financim të fushatave zgjedhore nuk mund të bëhen në dëm të qytetit Prishtinës”.

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, pasi ka demoluar pajisjet në sallën e mbledhjeve pas miratimit të buxhetit është munduar të arsyetohet për veprimin e pahijshëm që ka bërë.

Ai ka thënë se kishte për qëllim për të pamundësuar vazhdimin e një seance të jashtëzakonshme “klandestine”, teksa ka theksuar se “në një moment kam provuar ta defunksionalizoi mikrofonin”.

“Edhe pse mikorfoni u rregullua, seanca u ndërpre në mungesë të kuorumit dhe, të paktën përkohësisht, nuk u miratuan projekte qe e dëmtojnë qytetin, e ngulfasin zhvillimin dhe ju shërbejnë pronave të oligarkëve duke i shndërruar nga toka bujqësore e hapësira të gjelbra në zona ekonomike

“Pazaret personale e partiake, favoret e kusuritjet për financim të fushatave zgjedhore nuk mund të bëhen në dëm të qytetit Prishtinës. Mbase veprimet për t’i parandaluar këto pazare nuk janë pamjet që do të donim t’i shihnim, por Prishtina është më e rëndësishme se çdo imazh i paraqitur”, shtoi.

Sveçla, në disa pamje që janë publikuar të hënën shihet duke demoluar pajisjet në sallën e mbledhjeve në Komunën e Prishtinës – pas miratimit të buxhetit.

Pamjet janë publikuar fillimisht nga asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Egzon Pacolli.

“Reagimi i djalit të axhës të Xhelal Sveçlës dhe Shefi i grupit të asambleistëve të VV-së, Gzim Sveçla  pasi kaloj buxheti në Komunën e Prishtinës, kjo tregon kush ja don të mirën qytetarëve.”, ka shkruar Pacolli.

Komuna e Prishtinës më 25 vota për asnjë kundër dhe një abstenim ka miratuar buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2025.

Në salle përveç asamblistëve te LDK-së ishin edhe Berat Lahu dhe Edmond Azemi nga LVV-ja dhe Arbnora Ajeti nga PDK-ja.

Shumica e asamblistëve të tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë munguar./Albanian Post