Çështja e ndalimit me doemos të menjëhershëm të valutës serbe (dinarit) ka “shqetësuar thellë” aleatët perëndimorë të Kosovës, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët janë zënë në befasi të pakëndshme nga ky vendim; për çka dhanë brengat e tyre për potencial tensionesh ndëertnike.
“ShBA dëshiron shyrtjen e zbatimit të Rregullores së amandentuar”, tha sërish Jeffrey Hovenier pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti teksa këtij të fundit i kërkoi – për të disatën herë – “të jetë partner me ne në këtë çështje shumë të ndjeshme”.
Sepse përndryshe, u shpreh ai, “ndikohet në cilësin e partneritetit Kosovë-ShBA”.
Tonet e Hovenier arritën një klimaks të padëgjuar mbase që nga fundit i majit të vitit të kaluar – kur u detyrua të lëshonte një komunikatë për media në orët e vonshme të së shtunes; dhe atë me referenca tejet konkrete të veprimeve; por edhe vepruesve.
Aty – përveç që referencë ishin aksionet policore të drejtua nga Ministria e Brendshme (i.e Xhelal Sveçla) dhe konfiskim të një automjeti që bartte pagesa në dinarë për përfitues të ndihmave sociale në Gorazhdec të Pejës – Hovenier u detyrua të rikujtojë që Kosova, në themelet e saj, është (lexo: duhet) të jetë demokraci multietnike; dhe se “promovimi i këtij vizioni është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës”.