Derisa në Kuvend po vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit të ri, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se tashmë mozaiku është plotësuar referuar kjo zgjedhjes së presidentit.
Ai nëpërmjet një shkrimi në “facebook” ka thënë se tani i pret punë e angazhim për t’i sjellë ditë të mira vendit.
“Mozaiku u plotësua. Tash punë e angazhim për t’i sjellë ditë të mira vendit. Na priftë e mbara”, ka shkruar ministri Sveçla. /KP