Superliga e Shqipërisë, zhvillohet derbi mes Tiranës e Partizanit

- in Sport

Superliga e Shqipërisë do të vazhdojë sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 24.

Ndeshja më interesante e kësaj xhiro do të jetë mes Tiranës dhe skuadrës së Partizanit, ku të dy skuadrat i ndan një pozitë dhe katër pikë, përcjell KosovaPress.

Ky do të jetë derbi i 187-të mes Tiranës dhe Partizanit, ku 55 fitore i ka Tirana dhe 75 sosh i ka Partizani, ndërsa 57 raste ndeshja është mbyllur me barazim.

Pas 23 ndeshjeve, Tirana gjendet në pozitën e pestë në tabelë, me nëntë fitore, tetë barazime dhe gjashtë humbje, duke arkëtuar 35 pikë.

Në anën tjetër, skuadra e Partizanit pas 23 ndeshjeve ka 10 fitore, nëntë barazime dhe katër humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e katërt, me gjithsej 39 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Shqipërisë e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

13:00 KF Tirana (5) – Partizani (4) (Stadiumi Selman Stërmasi)

13:00 Skënderbeu (10) – Laçi (3) (Stadiumi i Skënderbeut)

16:00 Teuta (2) – Kastrioti (7) (Stadiumi Niko Dovana)/KosovaPress