Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me vetëm një ndeshje në kuadër të xhiros së 19-të.
Teuta pret në shtëpi, në stadiumin “Niko Dovana”, skuadrën e Skënderbeut, përcjell KosovaPress.
Pas 18 xhirosh, Teuta gjendet në vendin e katërt në tabelë, me shtatë fitore, nëntë barazime dhe dy humbje, duke arkëtuar 30 pikë, një më pak se vendi i dytë Partizani.
Në anën tjetër, skuadra e Skënderbeut pas 18 ndeshjeve, ka arritur të regjistroj dy fitore, gjashtë barazime dhe 10 humbje, duke u pozicionuar në vendin e fundit në tabelë, respektivisht në të 10-in, me gjithsej 12 pikë.
Programi i plotë i Superligës së Shqipërisë është i bashkangjitur më poshtë.
16:00 Teuta (4) – Skënderbeu (10) (Stadiumi Niko Dovana)/KosovaPress